Pritja mori fund. Kristina Baki është bërë nënë për herë të parë. Lajmi i publikuar nga Kryefjala.com ka qarkulluar shpejt në rrjet. Mësohet se modelja dhe vogëlushja e saj gëzojnë shëndet të plotë.
Fotot e Kristinës, me siguri nuk ju kanë kaluar pa vëmendje. Pak javë më parë, në një festë të ëmbël, së bashku me familjarët dhe miqtë, modelja festoi baby shower-in e vogëlushes që sapo ka përshëndetur botën.
Ca ditë pas fotove të ëmbla të shtatzënisë, Kristina bëri publik edhe emrin e zgjedhur të vogëlushes. Në një video që ka ndarë në YouTube për të pasur kujtim të gjithë festën e baby shower-it, Kristina zbuloi edhe se vajza do të pagëzohej me emrin Siera.
Shumë urime për Kristinën dhe jetë të gjatë vogëlushes!