“Ishte shumë xheloz”- Ish e dashura e Johnny Depp habit me deklaratat në gjyq: Më tha se kam bërë seks me…

Mediale Vip

“Ishte shumë xheloz”- Ish e dashura e Johnny Depp habit me deklaratat në gjyq: Më tha se kam bërë seks me…

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:14
Ellen Barkin

Ish e dashura e Johnny Depp ishte dëshmitarja e radhës në gjyqin për shpifje mes aktorit dhe Amber Heard.

Ellen Barkin, zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj me aktorin duke theksuar se ai ishte një burrë kontrollues dhe xheloz. Ajo tha se u njoh me Depp rreth vitit 1990 dhe zhvilloi një miqësi që zgjati 10 vjet. Madje ata kanë luajtur së bashku në filmin “Fear and Loathung” në Las Vegas.

E pyetur nëse marrëdhënia e tyre u bë “romantike”, aktorja tha me një buzëqeshje se kjo gjë ndodhi rreth vitit 1994 kur ajo u zhvendos në Hollywood. 68-vjeçarja shtoi se miqësia kaloi nga një “miqësi thjesht platonike në romantike”, ku më pas kërkoi që të korrigjonte regjistrimin dhe tha: “A mund ta ndryshoni atë në seksuale? Faleminderit”.

Më tej gjatë dëshmisë së saj, duke folur në një deklaratë të regjistruar paraprakisht, Barkin u shpreh se ajo ishte “gjithmonë e vetëdijshme” që Depp pinte shumë.

“Ai gjithmonë pinte alkool dhe duhan shumë”, tha ajo, duke shtuar se Depp gjithashtu shpesh “rrëmbehej” ose ishte nën ndikimin e halucinogjenëve.

Aktorja pretendoi se Depp ishte nën ndikimin e këtyre substancave si dhe kokainës të paktën “dhjetëra herë” gjatë gjthë së lidhjes së tyre që zgjati disa muaj.

Në lidhje deklaratën se aktori e ka goditur me shishe, ajo tha se “nuk e dinte pse e hodhi”, por se ishte një “hedhje” nga një dhomë tjetër në drejtim të saj dhe të të tjerëve. Barkin tha gjithashtu se shishja nuk goditi askënd.

Ylli i Pirates of the Caribbean e quajti më parë pretendimin e saj “të pavërtetë”, duke pretenduar se Barkin kishte inat kundër tij dhe shtoi, “Unë nuk kam asnjë problem me menaxhimin e zemërimit”.

Për sjelljen “kontrolluese” dhe “të aktorit, Barkin tha se Depp është “një burrë xheloz”, duke thënë se ai i kërkonte llogari për gjëra të tilla si: “Ku po shkon, me kë po shkon, çfarë bëre mbrëmë? Kisha një gërvishtje në shpinë që dikur e inatosi shumë, shumë sepse ai këmbënguli se kjo erdhi nga unë duke bërë seks me një person që nuk ishte ai”, shtoi ajo.

Kujtojmë se një tjetër nga ish-partneret e e Depp, Jennifer Grey, foli për marrëdhënien e saj me aktorin. Gjatë një interviste për “People” muajin e kaluar gjatë promovimit të “Out of the Corner”, ajo u ndal edhe tek marrëdhënia e saj dikur me Johnny Depp.

“Kishte nxehtësi, ishte një zjarr i vërtetë. S’mund ta besoja. Nuk kisha parë një djalë si ai. Dhe me plotë gojë, kur ishe me të mendoje që ja vlen barra qiranë për gjithçka bënim,”- kështu e ka përshkruar Grey romancën e saj me Depp.

Së fundmi Jeniffer ishte e ftuar në një intervistë për “Extra”. Gjatë këtij bisedimi ajo është pyetur për situatën në të cilën ndodhet ish-partneri i saj. Aktorja nuk hezitoi të shprehnte mendimin e saj rreth kësaj çështje. Ajo tregoi me fjalë të tjera se kjo situatë është shumë e pakëndshme për të dhe se i shkaktonte një trishtim të madh.

Unë nuk e njoh atë për 30 vjet. Unë nuk kam folur më me të. Unë nuk e kam parë atë… E gjithë kjo gjë më bën jashtëzakonisht të trishtuar për të gjithë personat që janë të përfshirë. Ato janë njerëz të lënduar dhe që vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. Është e trishtueshme. Unë nuk kam një mendim, përveçse të them që kjo situatë më thyen zemrën… Unë e kam njohur atë në një kohë shumë të ndryshme, “-përfundoi Jeniffer Grey.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat