Atraktive dhe e lumtur në Instagram, por Luana Vjollca zbulon çfarë fshihet pas pamjes së bukur në rrjetet sociale

Mediale Vip

Atraktive dhe e lumtur në Instagram, por Luana Vjollca zbulon çfarë fshihet pas pamjes së bukur në rrjetet sociale

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:22
Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca mbetet ndër personazhet më të komentuara dhe çdo gjë që ajo bën merr vëmendjen.

Pas një pauze të gjatë në ekran, Luana u rikthye së fundmi me një disa projekte të cilat janë të ndërlidhura mes rrëfimeve të saj nga jeta private dhe pasohen edhe nga një këngë e lidhur me temë që trajton.

Deri më tani 30-vjeçarja ka lansuar dy të tilla ndërsa pritet të sjell edhe tre të tjera në javët në vazhdim.

Në episodin e fundit të “Thuaje” ajo foli për traumën dhe zbuloi rastet e përndjekjes që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

Ndërsa, në një postim të fundit që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se dy milionë persona, Luana ka ardhur me një tjetër postim motivues.

Duke postuar dy imazhe të ndryshme, prezantuesja ka treguar se jo çdo gjë që shohim në Instagram është e reale.

Në foton e parë ajo shihet e lumtur me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa në të dytën pa grim dhe me  sy të përlotur.

“Çfarë jemi në Instagram vs çfarë jemi në të vërtetë… Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Ji i sjellshëm. Ju dërgoi dashuri të gjithë atyre që nuk kanë kaluar një ditë të mirë sot. Duaje veten.. Çohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat e tua, je me i/e fortë se që mendon”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat