Klaudia Pepa zbulon ‘sekretin’ e jetës private

Mediale Vip

Klaudia Pepa zbulon ‘sekretin’ e jetës private

Më: 25 maj 2022 Në ora: 09:07
Klaudia Pepa

Ka shpërthyer në skenën e Eurovisionit, ashtu siç di të shpërthejë vetëm ajo në çdo skenë. Kujt nuk i ra në sy Klaudia Pepa në performancën aq të komentuar të Eurovisionit?

Por ka edhe shumë projekte të tjera që po i realizon, por edhe që ka për të realizuar në të ardhmen e afërt.

Por sonte, nga “Kurthi i Piter Panit”, Klaudia zbuloi edhe më shumë për veten. Kështu, pyetjeve specifike të fëmijëve, ajo u dha përgjigje me natyrën e saj të sinqertë dhe elegante, por po me elegancë iu përgjigj edhe Alketës për pyetjen “A ka të reja nga jeta private?”:

“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina e njohur dhe me kaq duket se e mbylli këtë çështje, të cilën ajo ka dashur dhe ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë për vete.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat