Kate Moss dëshmon në gjyqin Heard-Depp

Mediale Vip

Kate Moss dëshmon në gjyqin Heard-Depp

Më: 26 maj 2022 Në ora: 07:27
Kate Moss dëshmitare virtuale në gjyqin Heard-Depp

Kate Moss ka mohuar pretendimet se ish-i i saj Johnny Depp “e ka shtyrë atë poshtë shkallëve”.

Supermodelja ishte një dëshmitare surprizë e thirrur nga ylli i “The Pirates Of The Caribbean” gjatë javës së fundit të çështjes së tij në gjykatë, të shpifjes prej 100 milionë dollarësh (93.5 milionë euro) kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Duke u shfaqur përmes një video-lidhjeje, Moss i thotë gjykatës se jeton në Londër, por po dëshmon nga Gloucestershire, shkruan The Sun.

Supermodelja konfirmoi se ishte në lidhje me Johnny Deppin nga viti 1994 deri në vitin 1997.

Ajo më pas mohoi akuzat e ngritura nga Heard, e cila tha gjatë dëshmisë së saj se ndihej e lidhur me modelen Moss për shkak të një thashethemi që ato kishin ndarë bashkë, ku gjasme ajo i kishte thënë se Depp e kishet shtyrë atë nga shkallët kur ata ishin në lidhje në vitet 1990.

Ajo tha: “Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para se unë të dilja, dhe kishte pasur një stuhi shiu”.

“Ndërsa dola nga dhoma rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën”.

“Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje”, shtoi ajo.

“Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe më thirri kujdesin mjekësor”.

Kur u pyet nëse Depp e shtyu nga shkallët, ajo u përgjigj duke thënë: “Jo”.

Ajo vazhdoi: “Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më gjuajti apo më hodhi poshtë nga ndonjë shkallë”.

Moss shtoi se ajo kurrë nuk ka dëshmuar në një çështje gjyqësore më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat