Sara Karaj, nënë për herë të dytë: Filmi im i preferuar

Mediale Vip

Sara Karaj, nënë për herë të dytë: Filmi im i preferuar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:26
Sara Karaj me familje

Sara Karaj do të bëhet nënë për herë të dytë. Influencuesja dhe sipërmarrësja e ka dhënë lajmin me një video shumë emocionuese në rrjetet sociale.

E ulur në kinema, ajo shfaqet ndërsa shikon në monitor disa nga momentet më të bukura me partnerin Dart dhe me djalin e tyre Tomas, ndërsa më pas duket një ekografi bebi dhe në sfond dëgjohen rrahjet e zemrës së bebit. Në kinema i bashkohen edhe Darti dhe Tomas, duke i përkëdhelur barkun që tanimë ka filluar të duket.

“Filmi im i preferuar. Bebi numër 2,” –e ka mbishkruar ajo videon.

Sara dhe Darti mirëpritën në jetë Tomasin në tetor të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat