Pas shfaqjes në publik së bashku, çifti më i ri i showbizit publikojnë foto nga pushimet

Mediale Vip

Pas shfaqjes në publik së bashku, çifti më i ri i showbizit publikojnë foto nga pushimet

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:01
Bonart Ajvazi dhe Festa Qoqaj

Bonart Ajvazi dhe Festa Qoqaj janë çifti më i ri i showbizit shqiptarë.

Dyshja kohëve të fundit janë shfaqur bashkë në publik, duke konfirmuar kështu edhe zërat e ngritur për një romancë të mundshme midis tyre. Tashmë ato nuk e fshehin dashurinë e tyre, madje po shijojnë udhëtimet bashkë.

Së fundmi Bonarti ka postuar disa foto të rastësishme të bëra gjatë javës së fundit, ku në disa prej tyre është edhe moderatorja seksi. Edhe ajo i ka ripostuar fotot e tyre në instastorin e saj.

Ju kujtojmë që Bonarti është menaxheri i i këngëtarit të njohur, Ylli Limanit. Ndërsa Festa është shumë e njohur në ekranet kosovare, nga ku për momentin ka marrë një pauzë. Mirëpo, ajo është shumë aktive në instagramin e saj, të cilin e përdor si biznes. Dyshja u shfaqën së bashku në sfilatën e e Valdrin Sahitit.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat