Camila Cabello hapi Ligën e Kampionëve 2022 me performancë madhështore

Mediale Vip

Camila Cabello hapi Ligën e Kampionëve 2022 me performancë madhështore

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:50
Camila Cabello

Sonte (e shtunë) po mbahet nata finale e Ligës së Kampionëve.

Ekipi spanjoll i Real Madridit dhe ai anglezi i Liverpoolit janë në garë për të fituar kupën e edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni të futbollit.

Nata finale e cila po zhvillohet në Stadiumin “Stade de France”, është hapur me një performancë spektakolare nga artistja latino-amerikane Camila Cabello.

Ajo u shfaq në mes të skenës e rrethuar nga balerinë të shumtë, për të interpretuar disa nga hitet e saj më në zë të viteve të fundit.

“Senorita”, “Havana” dhe “Bam bam” ishin disa nga hitet që nuk munguan në cermeoninë hapëse.

Camila e cila ka prekur majat e suksesit botëror me arritjet e saj në muzikë, u duk e emocionuar teksa realizoi atë që njihet si një prej “performancave më të rëndësishme në karrierën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat