“Kam parë shumë talente…”/ Këshilla që ka Soni Malaj ka për të rinjtë, në “A live night”

Mediale Vip

“Kam parë shumë talente…”/ Këshilla që ka Soni Malaj ka për të rinjtë, në “A live night”

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:55
Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj ishte e ftuara e radhës në “A live night”, drejtuar nga Ledion Liço.

Artistja dha disa këshilla të vyera jo vetëm për këngëtarët, por të gjithë personat që e duan shumë diçka.

Ajo u shpreh se duhet punuar fort dhe fokus i madh për të qenë më i miri në një profesion.

 “Një këshillë që dua t’u jap të rinjve është që e para duhet ta duash shumë, ajo që ti e do aq shumë, e do atë gjënë nuk e lë, duhet të jesh shumë e fokusuar, tjetër është puna, unë çdo ditë stërvitem, ti duhet të jesh më i miri në çfarë ti bën, por të jesh më i miri ti duhet të punosh, duke punuar me frymëmarrjen, me fizikun, pamja, prandaj them duhet ta duash shumë, por edhe të punosh shumë. Unë kam parë shumë talente në jetën time, edhe të huaj, ka disa që shkojnë në një fare pikë dhe ecin pas. Ka shumë që kanë fituar edhe pse s’kanë qenë më të mirët, por ecën sepse punuan”, tha Soni.

Soni Malaj është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar, e cila prej vitesh dhuron art duke lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat