Blerona Zeqiri ndahet nga i dashuri? – Moderatorja befason me postimin e fundit

Mediale Vip

Blerona Zeqiri ndahet nga i dashuri? – Moderatorja befason me postimin e fundit

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:58
Blerona Zeqiri

Disa javë pasi konfirmoi se është në lidhje dashurie dhe tha se ndihet shumë e përmbushur, moderatorja Blerona Zeqiri ka befasuar me postimin e fundit në Instagram.

Me mbishkrimin që i ka vënë një fotografie në InstaStory, moderatorja ka dhënë sinjale se është ndarë nga i dashuri.

Blerona ka publikuar një fotografi ku shihet e rregulluar, derisa sipër saj ka shkruar vargjet e këngës së Beyonce “All the single ladies”.

Ndryshe, Blerona në të gjitha intervistat që ka dhënë së fundi, ka konfirmuar se është në lidhje.

Moderatorja shprehej shumë e lumtur e thoshte se s’ka qenë kurrë më e përmbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat