‘10 mijë euro për një koncert’, Alessio Alia për binjakët: Nuk e di ça janë, këngëtarë a humoristë

Mediale Vip

‘10 mijë euro për një koncert’, Alessio Alia për binjakët: Nuk e di ça janë, këngëtarë a humoristë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 08:19
Donaldi dhe Romeo

Ish-modeli dhe menaxheri i njohur, Alessio Alia, ka qenë i ftuar së fundmi në “Shqipëria Live”, në Top Channel, për të ndarë me publikun disa prej përvojave të tij me menaxhimin e artistëve. Shkak u bënë shifrat e majme që disa artistë marrin gjatë verës dhe mes tyre, edhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi. Aliaj rrëfeu se është marrë me shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, të suksesshëm, por edhe më pak të tillë. Ai ka treguar madje edhe ata që, për fat të keq, e kanë nxjerrë me humbje.

Duke folur për fitimet e disa artistëve më IN të momentit dhe për fitimet e tyre në koncerte, Alessio tha se artistët që kërkohen dhe paguhen më së shumti janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Sipas tij, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk kanë ende një karrierë të mirëfilltë muzikore.

“Përmendët dy çuna, se nuk iua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë. “In” do të thotë të kesh një karrierë, të jesh këngëtar. Nuk të rritet vlera ty që bëre dy këngë edhe dole në një emision televiziv, se nuk e kuptoj fare. Të jesh këngëtar nuk është që “bëra një këngë, mora 2-3 milionë klikime, nuk e dimë a janë të vërtetë apo s’janë dhe “u bëra këngëtar.”

Të jesh këngëtar, ti duhet t’i japësh publikut, sepse unë punoj që 13 vite me këngëtarë botërorë, të famës botërore…

Disa këngëtarë e meritojnë, disa nuk e meritojnë fare. Dj u ikën puna, sepse këta këngëtarë vijnë aty, rrinë 40 minuta, dhe as për të kënduar nuk këndojnë dot, rrinë aty me të gjitha të regjistruara. Ky është skandal i diskotekave shqiptare”,– tha Alia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat