Kate dhe William ndajnë fotot e papublikuara nga festimet dhe komentojnë sjelljen e Louis-it

Mediale Vip

Kate dhe William ndajnë fotot e papublikuara nga festimet dhe komentojnë sjelljen e Louis-it

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:34
Kate dhe Louis

Kate Middleton dhe Princi William nuk mund ta mohonin faktin që djali i tyre më i vogël, Princi Louis, vodhi vëmendjen e të gjithëve gjatë Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit shpërndanë një postim në rrjetet sociale, duke bërë shaka edhe me sjelljen virale të Louis-it 4-vjeçar.

“Çfarë fundjave fantastike festash. Të shohësh njerëz anembanë kombit duke u bashkuar me familjen, miqtë dhe të dashurit ka qenë jashtëzakonisht e veçantë. Faleminderit të gjithëve që dolën për të treguar mirënjohjen e tyre për Mbretëreshën dhe 70 vitet e saj frymëzuese të udhëheqjes. Nga turmat te komunitetet që organizuan festa në rrugë në gjithë vendin, shpresojmë se keni kaluar një fundjavë për t'u mbajtur mend. Ne të gjithë kaluam disa ditë të pabesueshme, veçanërisht Louis…” shkruan ata me shaka, duke shtuar në fund emoji-n e syve.

Shënimi ishte firmosur me inicialet e çiftit, duke treguar se vinte direkt prej tyre. Fotot e papublikuara që shoqëronin postimin paraqisnin një foto bardh e zi të William-it duke ecur me Louis-in gjatë Trooping the Colour.

Fotot dhe videot e Louis gjatë fundjavës së festimeve u bënë virale në rrjet për shkak të reagimeve të tij qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat