Përplasje dhe ironi pas “Festivalit të Këngës”? Deklarata e Ronela Hajatit për Beatrix zbulon marrëdhënien e saj me Alban Ramosajn

Mediale Vip

Përplasje dhe ironi pas “Festivalit të Këngës”? Deklarata e Ronela Hajatit për Beatrix zbulon marrëdhënien e saj me Alban Ramosajn

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:52
Ronela Hajati/ Beatrix dhe Alban Ramosaj

Rivaliteti i madh që ekzistoi mes këngës së Alban Ramosajt (Theje) dhe Ronela Hajatit (Sekret) në “Festivalin e Këngës” u duk se ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Këngëtari nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, teksa ka deklaruar se ‘Festivali i Këngës’ është treguar racist dhe jo i drejtë në zgjedhjen e përfaqësuesit në Eurovision. Tezja e tij, Albërie Hadërgjonaj, deklaroi “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” pak pas finales së Eurovision. Teksa u shpreh se nëse nipi i saj, Alban Ramosaj, do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen.

Por si janë realisht marrëdhëniet mes tyre?

Duket se dy artistët nuk janë ndikuar nga zhurma e krijuar në rrjet dhe gëzojnë raporte si më parë. Këtë e ka vërtetuar edhe urimi që Ronela i ka bërë Beatrix sot në ditëlindjen e saj.

Ajo ka shpërndarë në Instastory këngën e re të Beayrix duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, zemër.” Beatrix e ka rishpërndarë postimin duke shkruar: “Faleminderit shpirti. Të dua.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat