“Jam fans i madh i saj, do më vinte turp të …”- Ylli i Hollwood në romancë me Shakirën? Chris Evans i jep fund thashethemeve

Mediale Vip

“Jam fans i madh i saj, do më vinte turp të …”- Ylli i Hollwood në romancë me Shakirën? Chris Evans i jep fund thashethemeve

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:52
Chris Evans/ Shakira

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique pas 12 vitesh së bashku është shoqëruar me thashetheme të ndryshme rreth jetës intime dhe private të ish-çiftit.

Që pas zbulimit të lajmit, në mediat rozë është përfolur shumë rreth arsyeve që çuan këngëtaren dhe futbollistin drejt marrjes së këtij vendimi, një ndër tyre edhe tradhtia e Pique me një bionde 20-vjeçare.

Ndërsa së fundmi është përfolur për një romancë mes Shakirës dhe aktorit të famshëm, Chris Evans që kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Që nga ai moment, përdorues të medias sociale kanë spekuluar për një lidhje të mundshme mes dy të famshmëve.

Duhet të theksohet se Evans ka folloë në Instagram vetëm 211 njerëz, shumica prej të cilëve aktorë dhe kolege të Marvel.

I pyetur nga një gazetar rreth thashethemeve gjatë një eventi në Teatrin El Capitan në Hollywood, ai u përgjigj: “Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh.”

Kur u pyet nëse do merrte pjesë në ndonjë nga videoklipet e saj, ai deklaroi: “O zot, do më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat