DeNiro ka blerë të gjitha albumet e Taylor Swift, por nuk është fans i këngëtares

Mediale Vip

DeNiro ka blerë të gjitha albumet e Taylor Swift, por nuk është fans i këngëtares

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:10
Robert DeNiro dhe Taylor Swift

Taylor Swift ka shumë lloje fansash, duke përfshirë ata që nuk do t’i prisnit, si aktorin legjendar Robert DeNiro.

Ndërkohë që po intervistohej nga Variety, Bobby DeNiro u pyet për këngëtaren sepse prezantoi filmin e saj të shkurtër “All Too Well” në Tribeca Fest, Festivalin e Filmit dhe Artit që u bashkë themelua nga DeNiro në vitin 2002.

Gjatë intervistës ata e pyetën nëse ishte një adhurues i muzikës së Swiftit dhe duke qeshur ai tha: “Unë i kam të gjitha albumet e saj”.

Ishte e paqartë nëse komenti ishte bërë në mënyrë sarkastike apo jo, por ai ka përmendur se vajzës së saj i pëlqen muzika e biondes dhe kur janë në makinë së bashku ai preferon të dëgjojë muzikë në vend që të flasë.

“Unë nuk jam një fans”, tha De Niro. “Me siguri e dëgjoj muzikën e saj në një radio dhe më pëlqen”.

Filmi i shkurtër u publikua në nëntor dhe përfshin Sadie Sink, e cila tani është një nga aktoret më të vlerësuara në “Stranger Things”.

Swift do të shfaqë “All Too Well: The Short Film” në Beacon Theatre në New York më 11 qershor si pjesë e një ngjarjeje të titulluar “A Conversation with Taylor Swift”.

Të famshëm të tjerë që do të marrin pjesë në diskutime gjatë Festivalit të Filmit Tribeca të këtij viti, i cili zhvillohet nga 8 deri më 19 qershor, përfshijnë Pharrell Williams, Cynthia Erivo, Seth Meyers, Aidy Bryant, Tyler Perry, Gayle King dhe Al Pacino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat