“Po keqtrajtohet, është me të vjella”- U arrestua pasi u dhunua nga Noizy, kjo është gjendja shëndetësore e reperit

Mediale Vip

“Po keqtrajtohet, është me të vjella”- U arrestua pasi u dhunua nga Noizy, kjo është gjendja shëndetësore e reperit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:39
Pamje nga rrahja

Cllevio u vendos në prangat e policisë një ditë pasi u dhunua nga Noizy dhe miqtë e tij, para lokalit të reperit në Durrës.

Reperi u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe në një postim në Instagram zyrtar të tij shkruhet se po keqtrajtohet.

Në shkrimin në rrjetin social të Keviol Ahmetaj thuhet se ai është me të vjella dhe prej 4 ditësh në grevë urie, por nuk iu mjekim.

“Keviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, ishte postimi në Instagramin e reperit.

Image
Postimi

Rikujtojmë se Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina.

Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.

Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat