U përfol se është shtatzënë, reagon Enca Haxhia

Mediale Vip

U përfol se është shtatzënë, reagon Enca Haxhia

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:43
Enca Haxhia

Enca Haxhia ka reaguar ndaj lajmeve se është në pritje të ëmbël. Spekulimet për një shtatzëni të mundshme nisën pasi këngëtarja postoi një foto, ku shihej teksa mbante dorën te barku. Kaq mjaftoi që të nisnin thashethemet për të. Megjithatë, ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hedhur poshtë lajmet.

“Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e radhës.”, ka shkruar këngëtarja shoqëruar me një emoji duke qeshur. Sakaq, kujtojmë që Enca reagoi pak ditë më parë për skandalin Dubai Porta Potty.

“Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon. Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor. Apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend.

Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë. Bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë.

Secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thoshin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime.

Në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.”, tha ajo.

Image
Enca Haxhia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat