Pas lajmit të rremë, Eni Çobani bën thirrje nga ‘Shihemi në gjyq’: Do të bëj kallëzim penal

Mediale Vip

Pas lajmit të rremë, Eni Çobani bën thirrje nga ‘Shihemi në gjyq’: Do të bëj kallëzim penal

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:08
Eni Çobani

Nuk është e para herë që lajme të trishta, tragjike, dalin nëpër portale për personazhet e njohur publikë. Herë pas here, “viktimat” e lajmeve, të shokuar nga ky guxim i pafre i disa portaleve, kanë reguar publikisht se janë gjallë dhe janë shëndoshë e mirë.

E fundit që reagoi pas një lajmi të tillë, të rremë, që ka qarkulluar ditët e fundit nëpër portale, ishte Eni Çobani. Juristja e njohur, sapo ka nisur rubrikën e saj në “Shihemi në gjyq”, në “E diela shqiptare”, reagoi pas pyetjes së Arditit: “Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them...”

“Guxim i madh, në fakt” – tha Eni për lajmin e fundit: “Unë i falënderoj të gjithë që më kanë shkruar dhe që më kanë pyetur. Siç e shikoni, jam mirë me shëndet. U them të gjithëve që Eni Çobani është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë”

Më tej, Eni tha se është në dijeni cila faqe e ka shpërndarë lajmin dhe, edhe pse ka kërkuar që lajmi të hiqet, ende nuk është hequr: “Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht. Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”, – vazhdoi juristja e revoltuar duke u bërë thirrje të gjithë portaleve që kanë postuar lajmin e rremë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat