Pas Bora Zemanit, Arjon Muça ironizon Semi Jaupajn: Nuk kuptova asnjë fjalë

Mediale Vip

Pas Bora Zemanit, Arjon Muça ironizon Semi Jaupajn: Nuk kuptova asnjë fjalë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 08:58
Arjon Muça/ Semi Jaupaj

Arjon Muçës nuk i ka pëlqyer edhe aq kënga e re e Semi Jaupajt dhe nuk ngurroi që kritikat t’i bëjë publike.

Gjatë emisionit të tij, “Ditë e re”, sot u luajt kënga e fundit e Semit me titull “All your lovin” në bashkëpunim me Ronin. “Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”– tha moderatori pas përfundimit të këngës. “Ok, fjalia “Më fal dashurinë tënde”, po pastaj? Këngën e ka bërë Dafina, por nuk e kuptoj.”-vazhdoi ai teksa bashkëmoderatorja Arjola Shehu shtoi: “Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.”

Kujtojmë se në një intervsitë të dhënë pak javë më parë Arjoni nuk kurseu as Borën pasi kur u pyet për një veçori të mirë dhe një veçori të keqe të saj, tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’. Pretendimeve të tij moderatorja iu kundërpërgjig në mbyllje të Për’puthen.

Semi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të jetës së saj private pikërisht nga kjo këngë. Thashethemet se mes Semit dhe Ron Zaiti ka diçka më shumë se thjesht një bashkëpunim muzikor, nisën me publikimin e “All your lovin.” Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Më pas u publikuan disa video ku Semi dhe Roni duken sikur po shkëmbejnë një puthje.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkulljnë duken si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat