New York-u vishet kuq e zi/ Festa e shqiptarëve, nga VIP-at që morën pjesë, tek perfomanca e Bleona Qerretit

Mediale Vip

New York-u vishet kuq e zi/ Festa e shqiptarëve, nga VIP-at që morën pjesë, tek perfomanca e Bleona Qerretit

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:01
Bleona Qerreti

Rikthehet parada e shqiptarëve të New York-ut. Evenimenti më i rëndësishëm për shqiptarët në SHBA ka ‘ndezur’ rrugët e New York-ut në një eveniment sa modern aq edhe tradicional.

Si çdo qershor tjetër, rrugët u mbushën me flamurin shqiptar dhe me veshjet tradicionale shqiptare, apo edhe me ato kuq e zi. Të shumtë ishin emrat e njohur të fushave të ndryshme që morën pjesë në festën e përvitshme. Blendi Fevziu ishte ndr personalitetet që mori pjesë në këtë festë, duke udhëtuar nga Tirana, për t’ju bashkangjitur festës së bashkë atdhetarëve.

Ndërkohë Bleona Qerreti, ka elektrizuar skenën, teksa ka performuar disa këngë të sajat, por edhe këngë tradicionale. Atmosfera ka arritur ‘pikun’, kur artistja interpretoi “Xhamadani vija-vija”. E veshur sensuale, por me simbolet e flamurit shqiptar, Bleona ka fituar vëmendjen e të gjithëve në skenën e improvizuar. Gjithashtu përgjatë parakalimit u pa edhe ish-banori i Big Brother, Ardit Çuni si dhe këngëtarja Barbana Dini.

Festa ka zgjatur për disa orë, ku nuk kanë munguar simbolet tradicionale, vallet, duke shënuar kështu një nga rastet e rralla, ku rrugët e famshme të New York vishen kuq e zi.

Image
Bleona Qereti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat