Lë Amerikën, për disa ditë pushimi në Itali/ Modelja shqiptare zbulon “mashkullin misterioz” që e shoqëron

Mediale Vip

Lë Amerikën, për disa ditë pushimi në Itali/ Modelja shqiptare zbulon “mashkullin misterioz” që e shoqëron

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:26
Jehona Dreshaj

Jehona Dreshaj është modelja e njohur shqiptare, e cila prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jehona përpos profesionit të saj si modele është edhe një influencer mjaft e njohur në Instagram. Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj social, ku ndan me ndjekësit foto nga projektet e saj, apo edhe pushimet e shpeshta që Dreshaj bën.

Së fundmi Jehona e ka lënë Amerikën, për të shijuar disa ditë pushimi në Itali.

Image
Jehona Dreshaj/Instagram

Megjithatë kureshtja e publikut ka qenë për personin që e shoqëron modelen në udhëtimet e saj. Këtë gjë është kujdesur Jehona ta shuaj duke postuar një foto kapur përdore me “burrin misterioz”. Pasi me kaq është mjaftuar duke mos i zbuluar fytyrën partnerit të saj.

Ju kujtojmë që Jehona është motra e këngëtares së njohur Afërdita Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat