Këta janë artistët e famshëm, përformancën e së cilëve do ta humbim pasi “Sunny Hill” s’u la të mbahej në Prishtinë

Mediale Vip

Këta janë artistët e famshëm, përformancën e së cilëve do ta humbim pasi “Sunny Hill” s’u la të mbahej në Prishtinë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

"Sunny Hill Festival", rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.

Ky festival parashihej të mbahej në Prishtinë, si çdo vitë tjetër.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, ky festival ka marrë vendimin për tërheqjen nga Prishtina.

Kështu festivali është zhvendosur për në Tiranë.

“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje tjetër!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë, ja ku po vijmë! “, thuhet në njoftim të faqes së “Sunny Hill” në ‘Instagram’.

“Sunny Hill” do të mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 gusht, dhe tashmë shumica e artistëve të famshëm që do të performojnë në këtë festival janë konfirmuar.

Për fat të keq performanca e tyre nuk do të ndiqet në Prishtinë.

Më poshtë mund të gjeni artistët të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në “Sunny Hill”:

1. Skepta

2. Aj Tracey

3. Diplo

4. Burak Yeter

5. Mahmood

6. Dj Regard

7. Kamal

8. Romeo Blanco

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat