Osman Azemi “kërkesë” Shqipërisë: Sunny Hill-in e morët, po bile qeto 5 euro a ka mundësi mos me i marr në kufi

Mediale Vip

Osman Azemi “kërkesë” Shqipërisë: Sunny Hill-in e morët, po bile qeto 5 euro a ka mundësi mos me i marr në kufi

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:32
Osman Azemi

Zhvendosja e lokacionit nga Prishtina në Tiranë i festivalit “Sunny Hill” u prit me reagime të shumta.

E në mesin e shumë fytyrave publike që reaguan ishte edhe aktori Osman Azemi.

Osmani përmes një InstaStory pati edhe një “kërkesë” për institucionet shqiptare pas ndryshimit të lokacionit të festivalit “Sunny Hill”.

Image

 

“Sunny Hill e morët. Po bile qeto 5 euro, a ka mundësi mos me i marr në kufi”, shkroi aktori.

Theksojmë se ky festival në dy edicione radhazi u organizua në Prishtinë, ndërsa këtë vit, sipas organizatorëve, zhvendosja u bë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat