Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj nesër publikojnë duetin e tyre

Mediale Vip

Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj nesër publikojnë duetin e tyre

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 20:17
Ermal Fejzullahu dhe Romeo Vesha

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj po vijnë me një bashkëpunim të parë.

Dyshja prej ditësh kanë ngacmuar fansat për një këngë të re dhe pritjes i ka ardhur fundi, pasi ata kanë zbuluar kohën e publikimit të këtij projekti.

Përmes llogarive përkatëse në Instagram, Ermali dhe Romeo kanë njoftuar se kënga mban titullin “Më e mira” dhe do të lansohet të shtunën (18 qershor).

Më e mira, nesër në ora 19:00, me më të mirin Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që kënga do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa producent i saj është kantautori, Elgit Doda.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat