Capital T i bashkohet nismës së Donaldit

Mediale Vip

Capital T i bashkohet nismës së Donaldit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:50
Capital T, Donald dhe Romeo

Aktori i njohur, Donald Veshaj pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP kishte premtuar ndërtimin e katër shtëpive, dy në Kosovë dhe dy të tjera në Shqipëri.

Por, që nga bërja e këtij premtimi aktori nuk ka folur më rreth kësaj, derisa për këtë u pyet nga reperi i njohur, Capital T.

Reperi nga Kosova ishte i ftuari i radhës në emisionin “Më lër të flas”, ku edhe pyeti Donaldin se çfarë ka ndodhur me premtimin e tij.

Ish-banori i BBV u përgjigje duke thënë se kjo është një ndër pyetje më të shpeshta që i bëhet nga ndjekës në rrjetet sociale, por që tashmë ka filluat të merret me këtë.

“Jam duke e hapur një fondacion dhe kjo ka dashur kohën e vet, jam duke ngritur një bord dhe një staf për fondacionin, jam duke u marrë me rastet në Kosovë dhe Shqipëri, unë i kam zgjedhur pak a shumë se kush do jenë dhe në muajt në vazhdim do të fillojmë me ndërtimin e shtëpive”, ka thënë Donaldi.

Ndërkohë, menjëherë ka reaguar Capital T duke thënë se nëse Donaldi i ndërton katër shtëpi, të pestën do ta dertoj ai.

“Nëse Donaldi ndërton katër shtëpi, e pesta jam unë”, ka thënë Capital T gjë që u prit me duartrokitje nga ana e publikut në studio.

Ndërsa, reperi ka folur edhe për jetën private duke mohuar thashethemet se ai është në një lidhje dashurie me modelen, Adrola Dushin, duke thënë se ka vetëm një raport shoqëror me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat