Në rol kryesor me Dakota Johnson! Capital T zbulon detaje nga filmi dhe tregon si ishte aktorja nga afër

Mediale Vip

Në rol kryesor me Dakota Johnson! Capital T zbulon detaje nga filmi dhe tregon si ishte aktorja nga afër

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 06:43
Dakota Johnson, Capital T

Capital T ka zbuluar se së shpejti do e shohim edhe si aktor, dhe jo në një film shqiptar por hollivudian.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Capital T tregoi se do të luajë në një film së bashku me yllin e famshëm të botës së kinematografisë, Dakota Johnson.

Artisti tregoi se do të jetë në njërin nga rolet kryesore të filmit. Ai tha se e ka takuar nga afër aktoren e famshme, ndërsa tashmë xhirimet kanë përfunduar.

“Xhirimet i kemi përfunduar. E kam takuar, ishte fantastike. Do takohemi bashkë në premierë do jesh i ftuari special. Isha me fat. E kanë zgjedh Kosovën për shkak të buxhetit se kostoja ishte më e lirë. Unë i takova rastësisht ata në një restorant ishin me një mik timin me Besnik Rapin, më ftuan me kafe. Pas një jave, më kërkuan ‘videotape’ regjistrova nëj pjesë që ata më kërkuan nga roli. Janë 7 role kryesore dhe unë jam njëri prej tyre. Filmi del në fund të vitit. Është film i Hoollywood. Është dram-aksion. Flet për një aksion të policisë. Unë jam roli negative në film por duhet të bëj balancën se në jetën reale jam pozitiv”, tha Capital T.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat