Ermal Mamaqi “fut në kurth” Ilir Shaqirin/ Balerini shpërthen në sharje

Mediale Vip

Ermal Mamaqi “fut në kurth” Ilir Shaqirin/ Balerini shpërthen në sharje

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:52
Ermal Mamaqi dhe Ilir Shaqiri

Gjatë periudhës së Big Brother Vip, të gjithë krijuan tifozeritë e tyre për banorët brenda shtëpisë.

Ermal Mamaqi që atëherë tregoi se është mbështetës i zjarrtë i Ilir Shaqirit. Dyshja edhe sot pas përfundimit të këtij reality show-t duket se ruajnë një raport të ngushtë me njëri-tjetrin.

Në instagrmin e tij së fundmi aktori dhe moderatori ka postuar një video të balerinit duke peshkuar. Fituesi i Big Brother Vip ka treguar edhe më herët për këtë pasion të tij, mirëpo kjo nuk ishte gjëja që ra më shumë në sy në këtë video. Ermali teksa Iliri ishte i përqëndruar i bën një rreng. Balerini ka shpërthyer në të shara.

“Desh i pushoi zemra burrit t’huj…”,-shkruan Mamaqi krahas videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat