Reperi “Cllevio” tregon si e pritën të burgosurit në Fier, mes tyre edhe Saimir Tahiri

Mediale Vip

Reperi “Cllevio” tregon si e pritën të burgosurit në Fier, mes tyre edhe Saimir Tahiri

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 15:07
Cllevio

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano ndodhet prej disa ditësh pas hekurave pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas sherrit të bujshëm që pati me Noizy-n.

Mirëpo, ditën e djeshme ai ka folur në telefon dhe telefonata është filmuar duke u transmetuar në rrjetet sociale.

Videoja, ku Cllevio bisedon me një vajzë po bën xhiron e rrjetit, ku tregon disa vargje të këngës së re që ka krijuar.

Mes të tjerash, ai përmend dhe faktin se ndodhet në të njëjtin burg me ish ministrin Saimir Tahiri. Më pas, në një postim, ai falenderon shokët e qelisë pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo” dhe të burgosurit e godinës tjetër, mes emrave bie në sy ai i Saimir Tahirit.

Image
Postimi i Cllevio
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat