“Ajo në punën e vet, unë në timen”- Nga ndarja me Melisën dhe tradhtia te raporti me Tea Trifonin, rrëfehet Andi

Mediale Vip

“Ajo në punën e vet, unë në timen”- Nga ndarja me Melisën dhe tradhtia te raporti me Tea Trifonin, rrëfehet Andi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:08
Andi, Tea dhe Melisa

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Andi Shehu ka folur së fundmi në lidhje me jetën e tij private pas ndarjes nga Melisa Lleshi.

Në një intervistë për “N’Zoom”, ai tregoi se jeta e tij po shkon shumë mirë dhe se për momentin është i angazhuar vetëm me punë në biznesin e tij.

Duke kaluar tek jeta e tij private, Andi realizoi një lojë me moderatoren e emisionit, ku duhet t’iu përgjgjej shkurt disa pyetjeve. Gjatë intervistës Andi zbuloi kuptimet e tatuazheve të tij të fundit, raportet me ish-konkurrentët e Për’puthen, femrën më seksi në Shqipëri dhe herën e fundit që ka qarë.

Nuk munguan as pyetjet për Melisën, për të cilën tha se është e vetmja vajzë me të cilën ka menduar një lidhje serioze nga programi, por sipas tij e tentoi por gjërat nuk funksionuan.

Pjesë nga intervista:

Me cilën nga vajzat ke menduar të lidhesh prej vërteti?

Një që mendova se mund ta kisha lidhje prej vërteti, e provova dhe e krijova dhe ja ku jemi tani, ajo në punë të vet unë në punën time. Kështu erdhën gjërat, jeta nuk është gjithmonë drejt.

Çfarë është Tea për ty? Kë zgjedh mes Teas dhe Melisës?

Tea është një person që e kam njohur më përpara. Çdo njeri ka të mirat e veta dhe të këqijat e veta, por duke qenë se kam shpenzuar më shumë kohë, Melisën normalisht.

Cilat janë kuptimet e tatuazheve të tua?

Tatuazhi i fundit që kam bërë është ëngjëlli i rënë, që është simbolizim i vetes time. Dhe tatuazhi i radhës do të jetë një dre, sepse për mua është fisnik dhe e konsideroj veten time si person fisnik. Ky tjetri një javë ka që e kam bërë, është një dedikim dhe ka të bëjë vetëm me mua.

Si i ke raportet me ish-konkurrentët e Për’puthen?

Marrëdhënie të mira kam me ato që kam rstisur që të takohem e të njihem. Por nuk jam tip që ngjitem me të tjerët që i njoh dhe më njohin. Inat apo bllok nuk kam asnjë.

A je tradhtuar ndonjëherë?

Nuk jam tradhtuar kurrë. Marrëdhënia varet nga shumë gjëra.

Kur ke qarë për herë të fundit?

Kam qarë para dy vitesh, në shtator në datë 26. Sepse ndërroi jetë gjyshi.

Kush është femra më seksi në Shqipëri?

Melinda Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat