“Kisha informacion nga bota e krimit se Noizy do paguante për t’më kput!”/ Deklarata tronditëse e Cllevios nga burgu!

Mediale Vip

“Kisha informacion nga bota e krimit se Noizy do paguante për t’më kput!”/ Deklarata tronditëse e Cllevios nga burgu!

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:39
Cllevios

Kleviol Ahmetaj, ose siç njihet ndryshe në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano, ka folur sërish nga paraburgimi i Fierit. Edhe pse është e ndaluar, Cllevio ka gjetur mundësinë e një “Smart Phone” dhe është futur “Live” ditën e djeshme në rrjetet sociale duke treguar për atë që po kalon brenda hekurave.

Cllevio tha se ka shumë pranë qelinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mes të tjerash ai u shpreh se ka pranë qelisë edhe të dënuarin me 35 vite, Julian Sinanajn, apo siç njihej ndryshe si “Ujku i vetmuar”.

“Këtu është Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Janë të dënuar ata, ne jemi në paraburgim. D.m.th. është 3-katësh burgu. unë rr vetëm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaqë janë bërë shumë. Përballë kam Julian Sinanajn. Pendititon më të famshëm“, tha ndër të tjera reperi në videon e publikuar dje.

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Në faqen e Youtube “Albanians do it beter” është publikuar një video rreth 5-minutëshe, në të cilën është zhvilluar një bisedë telefonike me vetë Cllevion, nga burgu i Fierit ku ai po vuan dënimin e dhënë nga gjykata.

Në transkriptet e videos në fjalë, dëgjohet qartë se si Cllevio e pranon hapur se arsyeja e veprimit të tij përpara lokalit të Noizyt, ishte pikërisht fakti se kishte marrë informacione nga bota e krimit, se ky i fundit kërkonte ta vriste, duke paguar njerëz për ta bërë këtë gjë.

“Po jap urdhër që 7 makina të mos zbresë asnjëri në tokë. Sepse po shkoj për ti kërkuar falje sepse e kam sharë, nuk po shkoj as për ta qëlluar, as për ta sharë, as për ta ofenduar dhe as për ti thyer lokalin. Sepse Noizy, nga informacionet që mua më vijnë nga bota e krimit, po mundohej të paguante lekë që të më këpuste, dhe këputje do të thotë: gjuajtje me pagesë, për të mos thënë vrasje me pagesë. Dhe unë për të mos ndodhur këto gjëra, ja kam thënë edhe gjykatës këtë, sepse edhe unë kam familje, kam nënë, kam babë, kam vëlla, kam motër dhe kam paranojat e mia, sepse duke më thënë ki kujdes këtu e ki kujdes aty se do të vijnë e do të vrasin, po vete unë ta vras nesër, pasnesër.”, dëgjohet të thotë ndër të tjera në këtë video reperi.

Por, ajo që të çudit është fakti se si është e mundur që, një njeri i dënuar nga gjykata flet lirshëm në telefon, aq sa e ndërpret një shef i policisë, që e thërret të shkojë pak tek ai, ndërkohë që vetëm pak sekonda më vonë, ai rikthehet të flasë në telefon, duke vijuar bisedën e tij.

“Po më thërret një shef i policisë, një sekondë, mbaje hapur.”, tha Cllevio.

Si ndodhi sherri mes Cllevios dhe Noizyt/ Nga grushtet, te rrahja dhe vendosja e tritolit në lokalin e reperit në Durrës:

Kujtojmë se, Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat