Ribashkimi i Babastars në ‘Sunny Hill’? Reagon Skivi: Nuk ka për të ndodhur, janë bërë marrëveshje të fshehta

Mediale Vip

Ribashkimi i Babastars në ‘Sunny Hill’? Reagon Skivi: Nuk ka për të ndodhur, janë bërë marrëveshje të fshehta

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 16:38
Babastars

Pavarësisht të gjithave atyre që fliten, Babastars nuk do bashkohen. Të paktën jo të gjithë anëtaret e ish-grupit shumë të njohur të hip-hopit.

Disa nga këngëtarit e labelit të njohur nga Kosova do jenë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”: Getoar Selimi, Cozman dhe Onat tashmë janë konfirmuar si artistët që do të performojnë në festivalin që mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.

Por, pjesë e listës nuk do jetë Skivi, emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala. Madje, ky i fundit ka bërë një reagim thumbues në rrjetet sociale. Në një postim në InstaStory ai shkruan se kjo ka ndodhur për ‘shkak të kushteve të ndryshme dhe marrëveshjes të fshehta’. Më tej, sipas tij, gjitha mosmarrëveshjet do të sqarohet shumë shpejt për publikun.

Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepen gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni”,- ka shkruar reperi në postim.

Image
Skivi/Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat