“Ju kam treguar me kohë që jam Nana”, reagon Fjolla Morina

Mediale Vip

“Ju kam treguar me kohë që jam Nana”, reagon Fjolla Morina

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:38
Fjolla Morina

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina para disa ditësh ka lansuar bashkëpunimin e saj muzikor me Nushin.

Projekti muzikor titullohet “Suppa Duppa” dhe është i shoqëruar me videoklip.

E kjo këngë një ditë pas lansimit ka arritur sukses, duke mbledhur mbi 1 milion klikime.

Për këtë reagoi vet Fjolla me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram.

“Ju kam treguar me kohë që jam ‘Nana’. Tjera herë më ‘easy’ mos e merrni malin se për tri minuta jua djegim komplet verën”, ishte mbishkrimi i artistes.

Ndërkohë theksojmë që Fjolla është mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat