“M’u duk sikur Zoti më vendosi në provë”, i përlotur aktori tregon momentin e vështirë

Mediale Vip

“M’u duk sikur Zoti më vendosi në provë”, i përlotur aktori tregon momentin e vështirë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 10:30
Agron Llakaj

Agron Llakaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ditë pas dite”. Në një intervistë me Fjodora Fjorën ai ndau detaje nga jeta profesionale, por edhe nga ajo private.

Moderatorja e pyeti për momentin më të vështirë në jetën e tij.

I përlotur, aktori kujtoi motrën e tij të ndjerë, e cila humbi jetën nga Koronavirusi.

“Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Me dukej sikur Zoti me vendosi në tel të provës se sa mbaja”, u shpreh Agroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat