Nga mesazhet private, te takimet e fshehta, zbulohen detaje nga raporti i Noizy-t dhe Loredanës! Ç’po ndodh me jetën e reperes pas ndarjes nga Mozzik

Mediale Vip

Nga mesazhet private, te takimet e fshehta, zbulohen detaje nga raporti i Noizy-t dhe Loredanës! Ç’po ndodh me jetën e reperes pas ndarjes nga Mozzik

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:12
Loredana dhe Noizy

Duhet ta pranojmë se u çuditëm kur pamë Loredanën të kalonte disa ditë në Durrës dhe konkretisht te lokali i Noizy-t.

Megjithatë, shpejt e konfirmuam se mes dy artistëve ishte një bashkëpunim në muzikë ai që i bëri bashkë. Tashmë ka dalë kënga e tyre e re dhe dy protagonistët po korrin suksesin e tyre, por çuditërisht zërat për një lidhje mes tyre janë shtuar.

E duket se zërat për këtë lidhje datojnë para se të bashkoheshin për këngën e tyre. Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon një video e rivalit të reperit Cllevio, i cili ka bërë një deklaratë të fortë për dyshen teksa ka folur ‘Live’ në “Tiktok”.

Përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizy-n, Kevjol Ahmetaj ka aluduar se dy artistët janë në një lidhje, ku kjo gjë më pas ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes Rigelsit dhe reperit Mozzik.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj, Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh ai.

Së fundmi është vënë re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kanë fshirë postimet që kishin me njëri- tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’, e cila numëron miliona klikime në “Youtube”.

Nuk dihet ende nëse ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve. Por fakt është që sot dy ish-bashkëpunëtorët nuk janë më miq, ndërsa ish-partnerja e tij po shfaqet gjithnjë e më afër Noizyt.

Por teksa rrjeti po zien nga një lidhje e mundshme mes tyre, histori të vjetra kanë dalë në pah për Loredanën. KMN ishte një nga grupet më në zë në Gjermani deri para 3 vitesh kur diçka ndodhi papritur mes tyre.

Mosmarrëveshjet mes tyre bënë që grupi nga Dresden të ndahej përfundimisht. Arsyet nuk u folën kurrë, por u tha se Zuna ishte shkaku pasi ai u distancua nga anëtarët e tjerë.

Nash-i pranoi haptas asokohe gjatë një live në “Instagram” se ka dallime brenda grupit dhe se gjithçka është mirë me Azet dhe Miami, por nuk ka asnjë kontakt me Zuna dhe nuk do të që të flasë më me të.

Një nga arsyet e tensionimit të raporteve të tyre u tha se ishte lidhja e Zunës me Loredanën. Gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik, në 2019 Loredana u përfol për një lidhje me reperin.

Ata jo vetëm që ishin të pandarë, por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion. Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim.

Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë, që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën. Ndërkohë, pas rreth 3 vitesh heshtje, Azet më në fund do flasë dhe do tregojë se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Nga ana tjetër, vetë Loredana ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje në lidhje me gjithë thashethemet në rrjet, duke u fokusuar vetëm te karriera.

E si për të shtuar zërat për një lidhje, Noizy dhe reperja ishin së bashku edhe në Prishtinë, duke kaluar kohë së bashku. Në fotot në rrjetet sociale, ata shihen teksa janë takuar edhe me ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj, i cili ka postuar një foto me këngëtarët dhe tre fëmijët e tij në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” me mbishkrimin: “Me dy miq të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat