Aktorja flet për përvojat e vështira të divorceve: Nuk njihja më veten

Mediale Vip

Aktorja flet për përvojat e vështira të divorceve: Nuk njihja më veten

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:15
Anna Faris

Anna Faris u shfaq në podkastin e Chelsea Handler, Dear Chelsea dhe foli për fundin e dy martesave të saj të para. Aktorja 45-vjeçare ishte e martuar me Ben Indra-n nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe me Chris Pratt – me të cilin ka djalin 9-vjeçar Jack – nga viti 2009 deri në 2018-ën.

Ndërsa korrikun e kaluar, ajo zbuloi se ishite martuar në mënyrë sekrete me kinematografin Michael Barrett.

"Unë jam divorcuar dy herë," tha Faris për Handler. "U godita fort herën e parë. U shndërrova në dikë që nuk e njihja. Isha gjithmonë ai lloj personi që e kishte frigoriferin të mbushur. Dhe kam shtruar shumë darka. Ishte kur kisha miq. Pas divorcit, unë e gjeta veten në një apartament vetëm me birra dhe mustardë në frigorifer. Unë po dilja gjatë gjithë kohës. Nuk kisha kujt t’i dërgoja mesazhe apo ta telefonoja dhe t’i thosha: Hej, a mund ta bëj këtë?”

Aktorja tha se ishte gjithashtu një periudhë çliruese, duke shtuar se u kthye në moshën 17-vjeçare. Mirëpo, ajo tha se edhe ishte e tmerruar se nuk ishte një partnere e mirë.

"Isha e tmerruar që nuk isha një partnere e mirë. Sidomos kur isha më e re, isha aq e vetëdijshme për trupin tim. Nuk doja që askush ta shihte atë. Por doja dëshpërimisht të isha e dëshiruar."

Në maj 2021, Faris reflektoi për divorcet e saj përmes podcast-it të saj "Anna Faris Unqualified" dhe se tani i sheh ndryshe nga kur ndodhën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat