Ylli i serialeve, në prag të martesës. Fotot nga shkëmbimi i unazave

Mediale Vip

Ylli i serialeve, në prag të martesës. Fotot nga shkëmbimi i unazave

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:21
Demet Ozdemir

Çifti Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ndonëse data ende nuk është bërë zyrtare, mendohet që çifti do të lidhin kurorë gjatë kësaj vere. Por para kësaj, këtë fundjavë, Oguzhan Koç ka shkuar për të kërkuar dorën zyrtarisht në shtëpinë e aktores së njohur, në Zekeriyakoy.

Fotot dhe videot nga kafja kanë nisur të shpërndahen në rrjet me shpejtësi. Koç duket mjaft i emocionuar në shtëpinë e partneres së tij.

Pak ditë më parë, aktorja u pa duke bërë shopping në një qendër tregtare. E pyetur për ditën e dasmës, ajo tha se ende nuk e kanë fiksuar: “Sot erdha të bëj pazar për nënën, motrën dhe familjen time. Më besoni, nuk e kemi të qartë datën e dasmës, për momentin. Ditën që do ta caktojmë datën, do ta ndajmë me ju".

Hapi i parë drejt martesës u bë pikërisht këtë fundjavë, me shkëmbimin e unazave të fejesës në shtëpinë e aktores së njohur.

E veshur me një fustan të bardhë mjaft elegant, Demet shihet duke i servirur kafen bashkëshortit të saj të ardhshëm. I gjendur në një situatë të sikletshme, Oguzhan Koç e ka të vështirë t’i fshehë emocionet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat