Machine Gun Kelly tentoi të bënte vetëvrasje derisa ishte duke biseduar në telefon me Megan Fox

Mediale Vip

Machine Gun Kelly tentoi të bënte vetëvrasje derisa ishte duke biseduar në telefon me Megan Fox

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:25
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka folur së fundmi për shëndetin mendor.

Ai ka treguar se në një moment dëshironte të kryente vetëvrasje ndërkohë që ishte në telefon me Megan Fox.

Duke folur në dokumentarin e tij “Life in Pink”, i cili u shfaq premierë të hënën, muzikanti shpjegoi se ai arriti një pikë të ulët në vitin 2020 pas vdekjes së babait të tij.

“Unë isha në apartamentin e babait tim për të pastruar gjërat. Kam pasur një bisedë të çuditshme me fqinjin e tij i cili më tregoi disa gjëra që nuk do doja t’i dëgjoja kurrë”, kujton MGK.

“Kjo më bëri që të mendoj edhe më shumë. Nuk doja të dilja nga dhoma ime dhe fillova të rrija vetëm shumë, vërtet, shumë”, shtoi ai.

32-vjeçari vazhdoi: “Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja një paranojë vërtet të egër. Ashtu si unë vazhdova të bëhesha paranojak që dikush do të vinte dhe do të më vriste. Gjithmonë flija me një armë gjahu pranë meje”.

“Më pas e telefonova Mehanin, isha sikur, ‘Ti nuk je këtu për mua”, tha tutje këngëtari i “Papercuts”.

“Unë isha në dhomë dhe vura armën në gojën time dhe po flistja me të. Megan ishte e heshtur tërë kohën”, thotë në rrëfimin e tij Machine.

Përpjekja e tij për vetëvrasje doli të ishte një pikë kthese dhe MGK shpjegoi se si e kuptoi se diçka “nuk ishte në rregull” me shëndetin e tij mendor.

Ky realizim, së bashku me mbështetjen e Meganit dhe vajzës së tij 12-vjeçare, e ndihmuan atë të ecë përpara. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat