Pas 5 vitesh lidhje me aktorin, këngëtarja me famë botërore fejohet fshehurazi

Mediale Vip

Pas 5 vitesh lidhje me aktorin, këngëtarja me famë botërore fejohet fshehurazi

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:45
Këngëtarja Taylor Swift dhe i dashuri Joe Alwyn

Këngëtarja Taylor Swift dhe i dashuri britanik Joe Alwyn janë fejuar fshehurazi. Çifti i dashuruar nuk ka në plan të shpallë zyrtarisht lajmin e tyre të lumtur, por ia kanë besuar rrethit të tyre të ngushtë.

Sipas The Sun, aktori Joe, 31 vjeç, thuhet se i bleu këngëtares 32 vjeçare, një unazë të cilën ajo e mban “pas dyerve të mbyllura” dhe jo në publik.

Çifti i famshëm janë treguar të matur, ata janë fotografuar vetëm disa herë në tapetin e kuq dhe lajmin e fejesës nuk ia kanë thënë disa anëtarëve të ekipit të tyre.

“Taylor dhe Joe janë tepër të lumtur dhe shumë, shumë të dashuruar. Ata në fakt janë fejuar prej disa muajsh, por i kanë thënë vetëm rrethit të tyre të brendshëm, kryesisht familjes së afërt dhe miqve të besuar, shumë të vjetër. Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi.”-tha një burim i aktorit britanik.

Ai shtoi se Taylor ka një unazë të bukur, por e mban vetëm kur është në shtëpi, pra pas dyerve të mbyllura dhe theksoi se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës. Ende nuk ka detaje konkrete nga dasma dhe nuk dihet nëse çifti do ta konfirmojë zyrtarisht lajmin.

Fejesa e tyre vjen pesë vjet pasi ata filluan për herë të parë lidhjen dhe shënon një kthesë të madhe në jetën e dashurisë së krijueses të hiteve amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat