Pasi tha se harxhon 2 mijë euro për kremra, moderatorja habit me një tjetër deklaratë: Veriorët janë analfabetë!

Mediale Vip

Pasi tha se harxhon 2 mijë euro për kremra, moderatorja habit me një tjetër deklaratë: Veriorët janë analfabetë!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 17:44
Moderatorja Erjola Doçi

Moderatorja Erjola Doçi ka bërë një deklaratë sa të habitshme, aq edhe fyese për veriorët e Shqipërisë. Gjatë një debati në emisionin “E diell”, ajo është shprehur se i adhuron veriorët pasi ata janë analfabetë.

Një deklaratë e tillë është marrë si ofendim dhe për të “zbutur” fyerjen, ajo u shpreh se ata janë analfabetë të adhurueshëm, pra të këndshëm në paditurinë e tyre.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm, sepse s’dinë të shkruajnë dhe të lexojnë…”, thotë Erjola, e cila është me origjinë nga Kukësi.

Krahas arsyeve që dha për veriorët, Doçi u shpreh se asaj i pëlqen të martohet me një të tillë.

“Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun, sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, tha Erjola.

Moderatorja shkaktoi debate kur tha pak kohë më parë se shpenzon 2 mijë euro në muaj për kremra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat