Johnny Depp urdhërohet të paguajë 38,000 dollarë pas gjyqit me aktoren

Mediale Vip

Johnny Depp urdhërohet të paguajë 38,000 dollarë pas gjyqit me aktoren

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 00:29
Johnny Depp

Johnny Depp është urdhëruar të paguajë 38,000 dollarë si kompensim për Unionin Amerikan të Lirive Civile (ACLU).

ACLU fillimisht kërkoi pagesën prej 86,256 dollarësh nga aktori në tarifat ligjore për përfshirjen e tyre në çështjen e shpifjes që ai ngriti kundër ish-bashkëshortes Amber Heard dhe kundërpadisë që ajo ngriti.

Ekipi i Depp kishte paraqitur një kërkesë gjyqësore duke refuzuar kërkesën. Heard ishte zotuar të dhuronte 3.5 milionë dollarë për ACLU nga 7 milionë dollarët që ajo mori në zgjidhjen e divorcit nga Depp. Të dhënat e prodhuara në gjykatë treguan se aktorja pagoi vetëm gjysmën e asaj që ishte premtuar.

ACLU pretendoi se avokatët e tyre shqyrtuan mbi 7,500 dokumente dhe më në fund i dorëzuan 2,000 dokumente ekipit ligjor të Johnny, sipas OK Magazine. Nga 2,000 dokumente, 1,900 u përdorën si provë gjyqësore kundër Amber

Ekipi ligjor i aktorit argumentoi se pretendimi është “i tepruar dhe i paarsyeshëm” duke shtuar se organizatës duhet t’i mohohet pagesa pasi u vërtetua se ACLU shkroi shkrimin shpifës të botuar në Washington Post në 2018.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat