Ju prezantojmë artistin Riot, mesazhi i muzikës së tij mjaft i veçantë

Mediale Vip

Ju prezantojmë artistin Riot, mesazhi i muzikës së tij mjaft i veçantë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:39
Riot

Të gjithë e njohin me emrin në muzikë si Riot por emri i tij i vërtetë është Sabri Dauti, shqiptari i cili jeton në Londër. Pasioni i tij me muzikën si dhe nisi të krijoi atë para një dekade por në mënyrë më profesionale para 3 vitesh me disa super projekte.

Projekti i tij më i fundit që ka nisur të pritet shumë mirë e gjeni në platformën Youtube me titull " The game" në bashkëpunim me Salajah.

Mesazhi i muzikës që Riot bën është shumë ndryshe nga të tjerët ndërsa kërkon nga të gjithë që ta ndjekin e ta dëgjojnë atë e vërtetë kanë më pas se si të frymëzohen. Ai është vetë autor dhe ka shkruar këngën e për box dhe master është kujdesur dikush tjetër.

Ai dëgjon çdo lloj muzike gjithmonë më tepër muzikën shqiptare, e për ndonjë projekt të ri duhet të presim edhe pak pasi muzika për të është vetëm hobi e kur të ketë ndonjë këngë të re e publikon.

Ndërsa ai është gjithmonë i gatshëm të bashkëpunoj me artistë të tjerë e të përkrahë sidomos ata të rinjtë që si ai e kanë nisur nga zero.

Mësojmë gjithashtu se Riot po mendon se të sjellë ndonjë bashkëpunim e se me kë e do të jetë ndonjë artist i famshëm apo jo kjo pritet të shihet e deri atëherë ne shijojmë projektin e tij të fundit që mund ta dëgjoni dhe klikoni në linkun më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat