Pas ndarjes së bujshme, po mendohet të bëhet një emision televiziv për Shakirën dhe Piquen?

Mediale Vip

Pas ndarjes së bujshme, po mendohet të bëhet një emision televiziv për Shakirën dhe Piquen?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 06:51
Shakira dhe Gerard Pique

Shakira dhe Gerard Pique kanë tronditur botën e showbizit që nga ndarja e tyre e pas 12 vitesh lidhje.

Situata ka lëkundur imazhet përkatëse publike si të kolumbianes ashtu edhe të futbollistit të Barcelonës, duke çuar në mundësinë e krijimit të një programi televiziv.

Për këtë ide tashmë ka folur hapur producenti meksikan i telenovelave, Juan Osorio . Osorio ka shkaktuar polemika në të kaluarën pas realizimit të një bioserie të Vicente Fernandez, e cila nuk ishte e autorizuar nga këngëtarja.

Në një bisedë me Eden Dorantes, producenti meksikan zbuloi se jeta e Shakirës dhe Pique mund të jetë interesante për publikun. Ai u shpreh se do të donte ta realizonte këtë projekt në të ardhmen.

“Imagjinoni një seri rreth Pique dhe Shakira, secili më vete dhe më pas se si ata bashkohen, sjellin në jetë dy foshnja, krijojnë familjen dhe më pas ndarjen – është e fortë, do të doja ta bëja,” tha Osorio.

Ai tregoi se për një producent është e nevojshme të mendojë gjithmonë ide dhe koncepte të reja, në një epokë në të cilën publiku kërkon gjithnjë e më shumë përmbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat