“Askush nuk më beson”- Brad Pitt zbulon problemin e rrallë shëndetësor që e shoqëron prej vitesh

Mediale Vip

“Askush nuk më beson”- Brad Pitt zbulon problemin e rrallë shëndetësor që e shoqëron prej vitesh

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:03
Brad Pitt

Brad Pitt ka shprehur se shumë njerëz janë zemëruar me të pasi ai nuk arrin t’i njohë. Aktori shtoi se ai beson se vuan nga një gjendje mjekësore e quajtur ‘verbëri e fytyrës’, që nuk e lejon të kujtojë fytyrat e njerëzve. 

Brad ka folur për këtë luftë edhe në të kaluarën duke theksuar se thjesht nuk mund t’i njohë njerëzit duke parë fytyrat e tyre – madje edhe anëtarët e familjes. Gjendja quhet prosopagnosti në terma të tjerë, verbëri e fytyrës. Rreth 2 për qind e gjysmë e popullsisë vuan nga kjo gjendje në shkallë të ndryshme. Disa studiues kanë teorizuar se kjo shkaktohet nga moszhvillimi që në mitër.

Brad ka thënë me kalimin e viteve se njerëzit kanë menduar se ai ishte një njeri i përmbajtur dhe i mbyllur në vetvete, pasi ai nuk i kujtonte fytyrat e tyre. Duke folur për “GQ” aktori tha , “Askush nuk më beson!”

58-vjeçari shprehu se nuk ka shkuar kurrë për një diagnozë zyrtare, por ka besim se e ka këtë gjendje. Sa i përket mënyrës sesi njerëzit me këtë gjendje përmirësohen, ata përdorin shënues të tjerë për të identifikuar miqtë, familjen dhe bashkëpunëtorët mund, të tilla si mënyra se si ecin, zëri i tyre, etj.

Brad i tha Esquire në vitin 2013, “Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj”.

Pitt foli gjatë intervistës edhe për dhimbjen që ndjeu pas rënies së martesës me Angelina Jolie dhe divorcin e hidhur që pasoi. Ai tha, “Unë mendoj se të gjitha zemrat tona janë të thyera … Unë gjithmonë jam ndjerë shumë i vetëm në jetën time, i vetëm duke u rritur si fëmijë, i vetëm edhe këtu, dhe në të vërtetë deri vonë nuk kam pasur një përqafim më të madh shoket dhe familja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat