“Ishte pak e komplikuar”/Gjon’s Tears rrëfen për herë të parë fëmijërinë e tij dhe jeta në Zvicër

Mediale Vip

“Ishte pak e komplikuar”/Gjon’s Tears rrëfen për herë të parë fëmijërinë e tij dhe jeta në Zvicër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:47
Gjon’s Tears

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është një ndër artistët më të komentuar për shkak të suksesit të padiskutueshëm që pati në Eurovision 2021, ku përfaqësoi Zvicrën.

Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të marrë vendin e tretë në festivalin evropian, me këngën “Tout l’Univers”. I ftuar në “A Live Night”, Gjoni ka folur për fëmijërinë e tij teksa ka rrëfyer ‘vështirësitë’ që ka kaluar kur jetonte në Zvicër. Ai rrëfeu se njerëzit atje janë më të ftohtë ndërsa tregon dhe ndrojtjen që kishte kur i duhej të prezantohej me emrin e tij pasi e pyesnin gjithmonë për prejardhjen.

Këngëtari u shpreh se ndihet me fat qëpati mundësinë që të ketë në jetën e tij kulturat që kamarrë në vendet e ndryshme ku ka qëndruar pasie bën një njeri më të plotë në jetën e tij.

 “Fëmijëria ime ka qenë e bukur. Ishte pak e komplikuar. Për mua ishte pak turp sepse jetoja në Zvicër dhe njerëzit më pyesnin nga vija, por edhe kur isha në Kosovë e në Shqipëri më bënin të njëjtën pyetje. Më duhej shumë kohë për ta kuptuar këtë situatë. Të rëndësishme në jetë janë vlerat tona, ku besojmë, për çfarë luftojmë në jetën tonë. Njerëzit në Zvicër janë më të ftohtë, nuk flasin për ndjenjat e tyre. Mendoj se në Shqipëri njerëzit janë më të nxehtë.

Në fillim më vinte turp, sepse emri Gjon nuk ishte zvicerian dhe më pyesnin gjithmonë nga vjen ti. Por edhe në Kosovë e në Shqipëri më pyesnin nga vija. Gjithmonë e kam pasur këtë pikëpyetje në jetën time që çfarë jam. Ndihem me fat që kam pasur mundësinë në jetën time për të gjitha këto kultura të ndryshme dhe edukime të ndryshme që ma kanë dhënë mundësinë ta kem veten si një puzzle dhe të marr copat më të bukura të çdo kulture për të rritur veten dhe për t’u bërë sa më i plotë në jetën time”- u shpreh artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat