Frederik Ndoci merr vendimin për të ardhmen e tij

Mediale Vip

Frederik Ndoci merr vendimin për të ardhmen e tij

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:36
Frederik Ndoci

Kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se pas 10 vitesh larg nga vendlindja, është rikthyer në atdhe për mos tu shpërngulur më.

Ai shprehet se bota po merr më të mirët e këtij vendi dhe se po na than shpirtin e kombit.

“Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!

E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rrahu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke. E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!”, shkruan Ndoci.

I ftuar së fundmi në “Rreze Dielli”, Frederi Ndoci sqaron për admiruesit e artit të tij rikthimin e papritur dhe arsyet që e bindën të kthehet në vendlindje.

“Gjithmonjë një artist e ka një vendqëndrim ku hapet në mënyrat e veta. Mirëpo më bukur sesa këtu, se tani nuk më ndal asgjë, kam një pasaportë ndryshe që nuk të pengon asnjë asnjë strukturë dhe asnjë bukokraci. Tani mund të vij i lirë në Shqipëri si të isha kudo në botë. Përvec dëshirës që shpirtërore për të qenë këtu, njeriu i lutet zotit më lër dhe pak jetë që ta gëzojë atë jetë këtu. Është edhe një lloj nostlagjie për pjesën që nuk këndohet dhe nuk thuhet. o e harrojmë të ardhmen e parë dhe kërkesat e mija , kur u largova më mundën thashë dhe ika me një mllef. Ndërsa tani nuk vij më me këtë mllefin që më mundën sepse ska pse të më mundi kush”, tha kantautori.

Ai u shpreh se këtu ka një pjesë të mirë të punës së tij dhe admiruesve të cilët nuk e harrojnë.

"Edhe kur mendon që je mirë që të ka cu zoti në një vend më të bukur se vetë parajsën. Ti prap mendon për atë parajsën që e le. Sepse aty parajsa ka mendimet pozitive, negative tëra bëjnë pjesë të jetës. Në një mënyrë ti mësohesh dhe piqesh më tepër kur ke trysni. Në një vend tjetër, të tjerët të shohin si kalimtar, bën art të duartrokasin, mbaron artin ikën në shtëpi të harrojnë pas 10 metrash se kështu jeta. Ndërsa aty ku nuk të harrojnë kurrë është një budallallëk të largohesh nga aty‘ u shpreh ai.

Ndër të tjera rrëfeu se është akoma në një periudhë sistemimi, por së shpejti edhe familja e tij do të zhvendoset këtu.

Familja nuk është akoma. Po sistemohem njëherë më pas do të jetojmë të gjithë bashkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat