Nuk lejohet nga burri të shkojë në koncerte, Zaimina Vasjari: Më thotë ‘e dua gruan për vete’

Mediale Vip

Nuk lejohet nga burri të shkojë në koncerte, Zaimina Vasjari: Më thotë ‘e dua gruan për vete’

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:13
Zaimina Vasjari me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zzimina Vasjari, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe gra”.

Në një paraqitje të rrallë pas shumë kohësh, ajo ka folur mbi karrierën e saj dhe jetën prindërore si nënë e dy fëmijëve.

E kur ra fjala për muzikën, këngëtarja e hitit “Problem” tha se bashkëshorti i saj nuk është “problemi” i rikthimit të saj në muzikë, madje ai e shtyn drejt punimit të një materiali të ri muzikor.

Por Zaimina e përjashtoi mundësinë e rikthimit të koncerteve, duke theksuar se bashkëshorti i saj i ka thënë “e dua gruan për vete”, duke nënkuptuar që ajo e ndjen të nevojshme që si gruaja e shtëpisë, të jetë prezente në shtëpi natën dhe jo nëpër koncerte.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq liberal dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha këngëtarja Vasjari.

Zaimina përndryshe dikur ka qenë një prej këngëtareve më hit të kohës dhe disa nga këngët e saj më të suksesshme cilësohen: “Veç ti”, “Problem”, “Nga 1 tek 6”, “Po ta dija” e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat