Katër vite pas mbidozës, rrëfehet Demi Lovato

Mediale Vip

Katër vite pas mbidozës, rrëfehet Demi Lovato

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 18:10
Demi Lovato

Demi Lovato zbuloi se ‘rrallë’ mendon që të përdor drogë më pasi është plotësisht esëll për gati tetë muaj.

“Unë jam në një pikë të tillë të jetës sime, saqë me të vërtetë rrallë mendoj për substancat, gjë që është një gjë e bukur dhe diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do të më ndodhte”, tha ylli i muzikës pop në radiostacionin WWBX të enjten.

“Dhe sapo kuptova se asnjë prej tyre nuk funksionon për mua. Ajo që ka ardhur në jetën time është pranimi”.

Lovato shpjegoi tutje se iu desh shumë kohë për të ndërprerë plotësisht alkoolin dhe drogën.

“Kisha njerëz rreth meje që donin të isha esëll”, tha këngëtarja 29-vjeçare. “Nuk mendoj se e kam dashur. Dhe tani, bëra të gjitha zgjedhjet e pazarit dhe kuptova se asnjëra prej tyre nuk funksionon për mua”.

Pavarësisht mbidozës gati fatale në vitin 2018, e cila i shkaktoi tre goditje dhe një atak në zemër, Lovato mbajti një mënyrë jetese dhe ende pinte alkool dhe merrej me substancat narkotike.

Demi u raportua se në fillim të këtij viti ishte rikthyer sërish në rehabilitim në Utah, megjithëse u tha se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo po vazhdon karrierën muzikore teksa këtë kohë solli albumin e ri njëherësh të tetin të titulluar “Holy Fvck”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat