“Kam bërë ish-partnerin të qajë”- Roza Lati zbulon nëse është në një lidhje, moderatorja rrëfen historinë

Mediale Vip

“Kam bërë ish-partnerin të qajë”- Roza Lati zbulon nëse është në një lidhje, moderatorja rrëfen historinë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:28
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati ka folur hapur me ndjekësit e saj në Instagram për jetën e saj private, duke zbuluar edhe një histori që ka ndodhur vite më parë.

Kurioziteti për jetën personale të moderatores është mjaft i madh pasi ajo prej kohësh nuk ka preferuar të bëjë publike lidhjet apo njohjet e saj. Por së fundmi gjatë një bisede me ndjekësit në rrjetet sociale, Roza ka zbuluar se është beqare, duke iu dhënë kështu fund të gjitha aludimeve që u ngritën pak kohë më parë.

“A je e dashuruar ose në një lidhje?”- ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Roza iu përgjigj me bindje: “Jo. Jo.”

Duke njohur karakterin e Rozës, e cila ka shumë vite pjesë e ekranit, ndjekësit e kanë pyetur edhe në lidhje me ish të dashurit e saj. Moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjet, duke zbuluar se është përndjekur nga ish-partnerët e saj, madje i ka bërë edhe të qajnë. Ndër të tjera ajo tragoi edhe një rast me një vajzë që “iu qep” të dashurit të saj kur ajo ishte 21 vjeç. Roza zbuloi se e ka ndjekur vajzën në fjalë, duke e bërë që të mos dalë nga shtëpia për një muaj.

A i ndjek ish-at?

Jo. Më ka ndodhur të më ndjekin ata mua në 99.9% të rasteve.

A ke bërë ndonjë njeri të zvarritet te ty ose të përulet para teje për ndonjë faj që ka bërë karshi teje?

E kam bërë të qaj po.

Ka rrahur ndonjëherë ndonjë? Jo për gjë por dukesh gocë ‘gangsta.’

Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që bë bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Poor kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po.

Si është Roza kur mërzitet se dukesh shumë engjëllore, a ke momente që thyen ç’të del, shan etj…?

Kur unë mërzitem ose dal për vrap me Sashën në atyrë dhe ulem te pemët e mia e shkarkoj negativitetin. Ose nëse është darkë i hyj shtëpisë me pastrim e bëj xixë. Por ndërkohë duke sharë me rob me fis, me lesh me presh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat