Këngëtarja e famshme qeth flokët dhe duket se s’do t’i zgjasë më kurrë

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme qeth flokët dhe duket se s’do t’i zgjasë më kurrë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:18
Doja Cat

Këngëtarja 26-vjeçare, e njohur me emrin e artit Doja Cat, ka qethur flokët e saj dhe arsyeja është mjaft e thjeshtë - nuk i pëlqejnë flokët. Ajo rrëfeu se “nuk i ka pëlqyer kurrë të kishte flokë”, duke shtuar se ato i duken jopraktike në jetën e saj të përditshme, duke përfshirë edhe stërvitjet e saj.

“Nuk më pëlqen të kem flokë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të kem flokë. Nuk mund të kujtoj një herë të vetme në jetën time që të kem menduar "Kjo është e bukur." Thjesht nuk më pëlqen të kem flokë," tha Doja, duke shpjeguar se ajo ndihej e lodhur gjatë stërvitjes për shkak të flokëve të saj.

“Nuk mund ta besoj se më mori kaq shumë kohë,” -përfundoi reperja duke iu referuar vendimit për të qethur flokët.

Epo, shpresojmë që Doja më në fund të jetë e lumtur!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat