Çudit këngëtarja shqiptare, heq dorë nga muzika popullore

Mediale Vip

Çudit këngëtarja shqiptare, heq dorë nga muzika popullore

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:54
Merita Halili

Një nga ikonat e muzikës popullore shqiptare Merita Halili prej vitesh jeton në Amerikë.

Herën e fundit kur ka ardhur në Kosovë, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin e Xheraldina Vulës në Prishtinë dhe me shaka ka lënë të kuptohet se ndoshta shumë shpejt do ta shohim duke kënduar në zhanrin e hip-hopit.

“Raifi m’u ka tek që të fillojmë të këndojmë R&B ose Hip-Hop se po thotë që nuk po dëgjon më askush populloren. Nuk e di çfarë të bëj. Ta lë krejt muzikën apo Raifin”, tha Merita Halili.

Të pyetur nëse vërtet e kanë menduar të ndryshojnë zhanër muzikor, përgjigja e Meritës ishte e prerë: “Asnjëherë”.

Kurse përgjigja e bashkëshortit të saj Raifit ishte “Si dihet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat